Departamenti i
Gastronomisë

Menaxhimin e kuzhinës, pastiçerisë, somelierisë, pijeve dhe bar-kafeve, po ashtu edhe në kategori të tjera si bukëpjekje, piceri dhe kreperi.

Departamenti i Menaxhim Hoteleri

Administrimin e hotelit, menaxhimin e sallave, restoranteve, mjediseve rekreative, pishinave, kopshteve.

Departamenti i Administrimit të Eventeve, Spektaklit dhe Show-t

Administrimi i eventeve, dekori dhe arredimi, kostumografia, spektakli dhe show janë pjesë e këtij departamenti.

Departamenti i Guidës
Historike dhe asaj të Panjohur

Programe specifike të cilat mundësojnë njohuritë përkatëse në lidhje me ruajtjen dhe promovimin e pasurive kulturore.

Departamenti i Agjencisë Turistike

Teknikat më të avancuara për të drejtuar industrinë e udhëtimit dhe turizmit në mënyrën më të mirë të mundshme.

Departamenti TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit )

Studim i mirëfilltë i inovacionit dixhital, teknologjisë së marketingut, tregut dhe perspektivës dixhitale.

Apliko për më shumë informacion

Akademia Momentum tani është e hapur.

“Akademia Momentum” përfaqëson institucionin profesional më të ri të arsimit shqiptar, themeluar për të zgjeruar mundësitë e të rinjve në formim, përmes një edukimi i cili bazohet në rëndësinë e mësimdhënies së pasur. Standardet më të avancuara, cilësia maksimale, programet mësimore të integruara me ato europiane e të tjera avantazhe janë pjesë e kësaj risie. Kurset e kualifikimit profesional me cikël 3 vjeçar përfshijnë një kohëzgjatje 3, 6, 9, 18 mujore dhe një trajnim 7-9 mujor për studentët të cilët do të përzgjidhen si më të mirët.

Mësimdhënia

Synimi i akademisë është të ofrohet një kurrikul e gjerë për të siguruar edukimin dhe arsimin profesional, trajnimin për përvetësimin e aftësive profesionale të fushave të ndryshme dhe ritrajnime profesionale. Kjo kurrikul e pasur synon arritjen e standarteve më të larta. Qëllimi i këtij studimi akademik është formimi i kapacitetit për të zhvilluar njohuritë themelore duke shfrytëzuar ato zotëruese. Po ashtu edhe aplikimi i tyre në mënyrë që studentët e diplomuar nga kursi përkatës të avancojnë me sukses përgjatë jetës profesionale dhe jo vetëm. Jemi të angazhuar të punojmë me stafin më të mirë, figura të spikatura të tregut shqiptar, të gatshëm për të përcjellë dëshirën dhe frymën për progres vetjak. Është e rëndësishme që studentët të përvetësojnë vlerat sikurse të krijojnë një etikë të fortë pune për të dhënë një kontribut pozitiv në zhvillimin profesional të tyre. Studentëve të interesuar do u mundësohet punësimi i njëkohshëm me ndjekjen e studimeve akademike. Në fund të çdo kursi ata do të pajisen me çertifikatë dhe studentëve më të suksesshëm do u ofrohet mundësi e mëtejshme për zhvillimin e karrierës akademike.

Infrastruktura

Kabinetet teorike, praktike dhe pajisjet që përbëjnë infrastrukturën arsimore janë elementë thelbësorë për mbarëvajtjen e duhur të procesit mësimor. Infrastruktura me cilësi të lartë përbën një ndër faktorët më të konsiderueshëm në favor të ambienteve akademike. Ka ndikim në motivimin e studentëve dhe arritjen e rezultateve pozitive, lehtëson procesin e të mësuarit dhe aplikimin e tij. Godina e “Akademisë Momentum” është e gjithëplotësuar me strukturën e domosdoshme për mbarëvajtjen e duhur të procesit mësimor profesional. Çdo hapësirë është e mirëmenduar dhe e planifikuar me kujdes në mënyrë që të përshtatet me infrastrukturën e përgjithshme të saj.

Një pjesë e strukturës që përmban akademia përfshin

  • Kabinetet e mësimdhënies teorike.
  • Kabinetet e mësimdhënies praktike: laboratoret.
  • Biblioteka në shërbim të studentëve.
  • Qendra shëndetësore.
  • Mjedise rekreative në shërbim të studentëve brenda dhe jashtë godine, fusha sportive dhe kënde çlodhjeje.
  • Godina përmban edhe mjedise të cilat i shërbejnë administratës së saj.
Departamenti i Gastronomisë
Departamenti i Menaxhim Hoteleri
Departamenti i Administrimit të Eventeve, Spektaklit dhe Show-t
Departamenti i Guidës Historike dhe asaj të Panjohur
Departamenti i Agjencisë Turistike
Departamenti TIK (Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit)

Departamenti i Gastronomisë

Qëllimi parësor i Departamentit të Gastronomisë është të edukojë studentë në Menaxhimin e kuzhinës, pastiçerisë, somelierisë, pijeve dhe bar-kafeve po ashtu edhe në kategori të tjera si bukëpjekje, piceri dhe kreperi. Me anë të këtij programi synohet përgatitja e studentëve të cilët në të ardhmen, në sajë të njohurive dhe aftësive të fituara mund të konkurrojnë brenda dhe jashtë vendit. Në këtë drejtim, studentët do pajisen me teknika të artit të kuzhinës duke filluar nga konceptet kryesore fillestare deri në avancimin e tyre.
Ata do të fitojnë aftësitë menaxheriale që do u duhen në jetën e tyre profesionale. Në fund të kursit, studentët do të kenë njohuri të shkëlqyera, do të pajisen me çertifikatë dhe studentëve me të suksesshëm do u ofrohet mundësi e mëtejshme për zhvillimin e karrierës akademike si dhe pajisja me titullin “Chef”.

Arvin Kita - Udhëheqës i Departamentit të Gastronomisë

Departamenti i Menaxhim Hoteleri

I specializuar në administrimin e hotelit dhe bujtinës, menaxhimin e sallave, restoranteve, mjediseve rekreative, pishinave, kopshteve dhe të tjera kategorive, departamenti ofron mundësi të arsimit të plotë për njerëz energjikë të cilët kanë pasion shërbimin. Për ata të cilët janë aktivë dhe mendojnë se mund të jenë menaxherë të specializuar në të ardhmen dhe të gatshëm të trajtojnë klientët me profesionalizëm. Menaxhimi i hotelerisë është një faktor kryesor në industrinë e turizmit dhe shërbimi i duhur ndaj klientëve është i një rëndësie të konsiderueshme.
Për këtë arsye ky departament ofron njohjen dhe edukimin me koncepte të përqëndruara në krijimin e mjediseve dhe shërbimeve me cilësi të lartë. Ofrohen mundësi të gjera për avancimin e mëtejshëm të karrierës.

Arjol Greca - Udhëheqës i Departamentit Menaxhim Hoteleri

Departamenti i Administrimit të Eventeve, Spektaklit dhe Show-t

Administrimi i eventeve, dekori dhe arredimi, kostumografia, spektakli dhe show janë pjesë e këtij departamenti. Misioni është zgjerimi i mundësive të njohjes dhe konceptimit të botës së artit, duke i dhënë cilësi të veçantë punës së stafit të përgatitur. Mundësohet edukimi me botën e krijimtarisë për të konceptuar ide që konsiderohen unike dhe për t’u aftësuar në krijimin dhe bashkimin e elementëve të ndryshëm në mënyrë që të planifikohet eventi apo shërbimi i përsosur. Menaxhimi i eventeve dhe vetë bota e televizionit përbëjnë një art të shkëlqyer të ditëve të sotme.
Me anë të programeve tona, personave të spikatur të gatshëm për të transmetuar përvojat e tyre disa vjeçare dhe njohuritë e tyre të shumta, keni mundësinë të vini në përdorim aftësitë për t’i dhënë atyre formë profesionale.

Armand Peza - Udhëheqës i Departamentit Administrimi i Njësive të Shërbimeve

Departamenti i Guidës Historike dhe asaj të Panjohur

Misioni i këtij departamenti është të ndiqen programet specifike të cilat mundësojnë njohuritë përkatëse në lidhje me ruajtjen dhe promovimin e gamës së gjerë të pasurive kulturore të një vendi.
Interesi në rritje i turistëve për përvoja të reja kulturore sjell mundësi të konsiderueshme në zgjerimin e kësaj fushe. Departamenti është i ndarë në kategori të cilat përmbajnë guidën turistike, etnofolklorike, arkeologjike, urbane dhe teknologjike. Po ashtu edhe njohuri mbi historinë dhe kulturën e kombit, arkitekturën së bashku me vlerat që e dallojnë atë, qendrat historike, teknologjinë dhe inovacionin si pjesë e qyteteve tona e të tjera.

Andia Shtembari - Udhëheqëse e Departamentit të Guidës Turistike

Departamenti i Agjencisë Turistike

Mundësohet studimi i teknikave më të avancuara për të drejtuar industrinë e udhëtimit dhe turizmit në mënyrën më të mirë të mundshme!
Programi përgatit studentët në aspekte të tjera përtej prenotimit të biletave të tilla si, krijimin e paketave turistike, administrimin e produktit turistik, terminologjisë ajrore, organizimin e ekskursioneve dhe transportit, ndërveprimin me agjenci të tjera, faktorët që lidhen me ruajtjen e sigurisë dhe mbështetjes gjithëpërfshirëse të turistëve etj.

Arben Cipa - Udhëheqës i Departamentit të Agjencisë Turistike

Departamenti TIK (Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit)

Departamenti TIK (Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit) ofron një studim të mirëfilltë të inovacionit dixhital, teknologjisë së marketingut, tregut dhe perspektivës dixhitale.

Diversiteti i programeve të cilat janë vazhdimisht në proces fuqizimi ofron mundësi të shumta në njohjen e detajuar të botës së teknologjisë. Ne përpiqemi ti shërbejmë komunitetit tonë akademik duke përparuar qëllimet strategjike në përfshirjen e koncepteve të reja të teknologjisë të cilat janë në zemër të progresit të shoqërisë së sotme.
Misioni kryesor i departamentit është të pajisë studentët me njohuri bazë aplikative në fushën e teknologjisë si dhe nën disiplinat mbështetëse duke formuar specialistë në fushat e implementimeve të sistemeve informatike.

Stafi Akademik

Apliko Tani

Jam dakord me përpunimin e të dhënave të mia.

Partnerët tanë