loader

Eventet

Administrimi i eventeve, dekori dhe arredimi, kostumografia, spektakli dhe shoë janë pjesë e këtij departamenti. Misioni është zgjerimi i mundësive të njohjes dhe konceptimit të botës së artit, duke i dhënë cilësi të veçantë punës së stafit të përgatitur. Mundësohet edukimi me botën e krijimtarisë për të konceptuar ide që konsiderohen unike dhe për t’u aftësuar në krijimin dhe bashkimin e elementëve të ndryshëm në mënyrë që të planifikohet eventi apo shërbimi i përsosur. Menaxhimi i eventeve dhe vetë bota e televizionit përbëjnë një art të shkëlqyer të ditëve të sotme.
Me anë të programeve tona, metodave inovative për të transmetuar përvojat disa vjeçare dhe njohuritë e shumta, keni mundësinë të vini në përdorim aftësitë për t’i dhënë atyre formë profesionale.