loader

Gastronomi

Qëllimi parësor i Kursit të Gastronomisë është të pajisë kursantët me njohuri të plota profesionale në fushën e kuzhinës. Me anë të këtij programi synohet përgatitja e kursantëve të cilët në të ardhmen, në sajë të njohurive dhe aftësive të fituara mund të konkurrojnë brenda dhe jashtë vendit. Në këtë drejtim, studentët do pajisen me teknika të artit të kuzhinës duke filluar nga konceptet kryesore fillestare, njohjen e ingrendientëve ushqimorë, menutë e mishit/peshkut/perimeve, gatimet tradicionale dhe ato botërore, e deri në avancimin e tyre.
Ata që profesionin e tyre do ta kthejnë në sipërmarrje, do të trajnohen dhe fitojnë aftësitë menaxheriale për një drejtim te sukseshëm të bizneseve ne fushen e gastronomisë. Në fund të kursit, kursantët do të kenë njohuri të shkëlqyera dhe do të pajisen me çertifikatë profesioni dhe kursantëve me të suksesshëm do u ofrohet mundësi e mëtejshme për zhvillimin e karrierës akademike si dhe pajisja me titullin “Chef”.