loader

Menaxhim Hotelerise

Njohuritë në këtë kurs të specializuar përfshijnë administrimin e hotelit dhe bujtinës, menaxhimin e sallave, restoranteve, mjediseve rekreative, pishinave, kopshteve dhe të tjera kategorive. Standartet dhe Proçedurat e Shërbimit të hotelerisë janë principi bazë mbi të cilin është ndërtuar ky kurs. Kursi ofron mundësi të formimit të plotë për të rinj energjikë të cilët kanë pasion menaxhimin dhe shërbimin në fushën e turizmit. Për ata të cilët janë aktivë dhe mendojnë se mund të jenë menaxherë të specializuar në të ardhmen dhe të gatshëm të trajtojnë klientët me profesionalizëm. Menaxhimi i hotelerisë është një faktor kryesor në industrinë e turizmit dhe shërbimi i duhur ndaj klientëve është i një rëndësie të konsiderueshme.
Për këtë arsye ky departament ofron njohjen dhe edukimin me koncepte të përqëndruara në krijimin e mjediseve dhe shërbimeve me cilësi të lartë. Ofrohen mundësi të gjera për avancimin e mëtejshëm të karrierës.