loader

Somelieri

Somelieria është një profesion i veçantë dhe që po kthehet në tendencë në vitet e fundit në Shqipëri. Pikërisht për këtë kërkesë në rritje të tregut, Kursi i Somelierisë ofrohet i plotë dhe  dhe i integruar edhe me kurset e tjera të Akademisë. Kursantët përshkrojnë një rrugëtim të aftësimit profesional duke filluar me njohuritë bazë të vreshtarisë, kultivarëve të rrushit, tokës së përshtatshme për kultivarët e ndryshëm, klima dhe vendondodhja, struktura dhe mirëmbajtja e vreshtave e deri tek kultivarët dhe prodhuesit botërorë, fermetimi dhe maturimi i verërave, zhvillimi i aftësive degustuese, memnaxhimi i kompanive të distrtibucionit të verës, teknikat e shërbimit të verës dhe asocimit me produktet kulinare. Krijimi dhe zhvillimi i aftësive profesionale bazohet edhe në një bazë të gjerë të etiketave të verës ne dispozicion të kursantëve duke hulumtuar në mënyrë të kujdeshme të gjithë dimensionet dhe sektorët e zhvillimit të somelierisë. Kursantët e çertifikuar profesionalisht kanë mundësinë e aplikimit dhe punësimit në disa sektorë të turizmit përfshirë shërbimin, shpërndarjen dhe shitjen. Njohuritë e somelierisë plotësohen edhe me njohuritë për degustimin dhe shërbimin e pijeve të tjera alkoolike.