Agjensia turistike

Started on January 1, 1970 9 Muaj

Mundësohet studimi i teknikave më të avancuara për të drejtuar industrinë e udhëtimit dhe
turizmit në mënyrën më të mirë të mundshme!
Programi përgatit studentët në me aftësi profesionale të tjera përtej prenotimit të biletave të tilla
si, krijimin e paketave turistike, administrimin e produktit turistik, terminologjisë ajrore,
organizimin e ekskursioneve dhe transportit, ndërveprimin me agjenci të tjera, faktorët që lidhen
me ruajtjen e sigurisë dhe mbështetjes gjithëpërfshirëse të turistëve, tiparet e industrisë së
turizmit, produkti i përbashkët turistik, etj.
Në mënyrë më të detajuar Kursi i Agjentit Turistik është 9 mujor dhe përmban 540 orë, te ndara
ne 80% ore praktike dhe 20% ore teorike. Procesi mësimor zhvillohet gjatë 5 ditëve të javës me
nga 3 orë 60-minuteshe.
Objektivat e kursit jane që të aftësojë kursantët për:
– Pozicionimi gjeografik i destinacionit turistik
– Menaxhimi dhe organizmi i punës në një agjensi turistike
– Tipologjitë dhe vecoritë e destinacionit turistik, destinacionet vjetore dhe sezonale
– Faktorët urbanë në destinacionet turistike
– Njohja e mekanizmave të industrise së turizmit
– Njohja e turizmit urban dhe atij rural
– Njohurite baze te guidimit turistik
– Njohja me strukturen, menaxhimin, menaxhimin e rrisqeve te kompanive të medha
turistike
– Koncepti dhe zbatimi i produktit të përbashkët turistik
– Njohja me modelet e e shërbimeve të turzmit masiv