Barman

Started on January 1, 1970 9 Muaj

Kursi i Barman-it është në një format që mundëson marrjen e njohurive praktike dhe teorike në
një afat kohor të mjaftueshëm për të hyrë lehtësisht dhe shpejt në tregun e punës. Njohuritë
bazë për njohjen e pajisjeve, funksionimit dhe menaxhimit të barit shoqërohen edhe me teknika
të avancuara dhe risitë për produktet e reja të shërbimit në bare dhe restorante. Kursantët do të

eksplorojnë dhe aftësohen praktikisht në funksionet bazë të këtij porfesioni por edhe do të
njohin në mënyrë të thelluar pijet alkoolike dhe kafenë, përzierjet e reja në bazë te shijes së
përcaktuar, shoqërimin e pijeve me ushqimin, teknikat e avancuara për balancimin e shijeve,
teknikat e distilimit dhe vjetërimit, dekoracionin e gotave të cocktail-eve, etj.
Në mënyrë më të detajuar Kursi i Barman/Chef de Bar është 3 mujor dhe përmban 150 orë, te
ndara ne 80% ore praktike dhe 20% ore teorike. Procesi mësimor zhvillohet gjatë 3 ditëve të
javës me nga 3 orë 60-minuteshe.
Objektivat e kursit jane që të aftësojë kursantët për:
– Prezantimi dhe zhvillimi i njohurive të përgjithshme mbi kafenë dhe pijet alkoolike
– Njohja dhe përdorimi në mënyrë profesionale i mjeteve të punës në një Bar
– Njohja dhe përgatitja e produkteve të ndryshme të kafeterisë dhe alkoolit
– Aftesi për të krijuar receta të reja me bazë kafe dhe/alkooli
– Menaxhimi dhe të punuarit eficent në banak
– Përgatitja e pijeve klasike sipas standartit ndërkombëtar
– Krijimi i përzierjeve të reja në bazëe të shijes që kërkon të përftojë Barman-i