Eventet

Started on January 1, 1970 9 Muaj

Administrimi i eventeve, dekori dhe arredimi, kostumografia, spektakli dhe shoë janë pjesë e
këtij departamenti. Misioni është zgjerimi i mundësive të njohjes dhe konceptimit të botës së
artit, duke i dhënë cilësi të veçantë punës së stafit të përgatitur. Mundësohet edukimi me botën
e krijimtarisë për të konceptuar ide që konsiderohen unike dhe për t’u aftësuar në krijimin dhe
bashkimin e elementëve të ndryshëm në mënyrë që të planifikohet eventi apo shërbimi i
përsosur. Menaxhimi i eventeve dhe vetë bota e televizionit përbëjnë një art të shkëlqyer të
ditëve të sotme.
Me anë të programeve tona, metodave inovative për të transmetuar përvojat disa vjeçare dhe
njohuritë e shumta, keni mundësinë të vini në përdorim aftësitë për t’i dhënë atyre formë
profesionale.
Në mënyrë më të detajuar Kursi i Administrimit të Eventeve/Sallave është 9 mujor dhe përmban
540 orë, te ndara ne 80% ore praktike dhe 20% ore teorike. Procesi mësimor zhvillohet gjatë 5
ditëve të javës me nga 3 orë 60-minuteshe.

Objektivat e kursit jane që të aftësojë kursantët për:
– Historiku dhe evoluimi i eventeve
– Menaxhimi i eventeve private, familjare, qeveritare,
– Njohja e elementëve dhe zbatimi i dekorit
– Konceptimi i aktiviteteve dhe strukturës së eventeve dhe buxhetimi i tyre
– Marrdhënia dhe komunikimi me klientët
– Banketingu dhe elemntët përbëres
– Njohuritë bazë të somelierise