Gastronomia

Started on January 1, 1970 9 Muaj

Qëllimi parësor i Kursit të Gastronomisë është të pajisë kursantët me njohuri të plota
profesionale në fushën e kuzhinës. Me anë të këtij programi synohet përgatitja e kursantëve të
cilët në të ardhmen, në sajë të njohurive dhe aftësive të fituara mund të konkurrojnë brenda dhe
jashtë vendit. Në këtë drejtim, studentët do pajisen me teknika të artit të kuzhinës duke filluar
nga konceptet kryesore fillestare, njohjen e ingrendientëve ushqimorë, menutë e
mishit/peshkut/perimeve, gatimet tradicionale dhe ato botërore, e deri në avancimin e tyre.
Ata që profesionin e tyre do ta kthejnë në sipërmarrje, do të trajnohen dhe fitojnë aftësitë
menaxheriale për një drejtim te sukseshëm të bizneseve ne fushen e gastronomisë. Në fund të
kursit, kursantët do të kenë njohuri të shkëlqyera dhe do të pajisen me çertifikatë profesioni dhe
kursantëve me të suksesshëm do u ofrohet mundësi e mëtejshme për zhvillimin e karrierës
akademike si dhe pajisja me titullin “Chef”.
Në mënyrë më të detajuar Kursi i Gastronomisë është 9 mujor dhe përmban 540 orë, te ndara
ne 80% ore praktike dhe 20% ore teorike. Procesi mësimor zhvillohet gjatë 5 ditëve të javës me
nga 3 orë 60-minuteshe.
Objektivat e kursit jane që të aftësojë kursantët për:
– Njohja e elementëve bazë të kuzhinës dhe produkteve bazë të lëndës së parë
– Elementët dhe pajisjet e kuzhinës
– Njohja dhe Përdorimi i produkteve te mishit
– Njohja dhe Përdorimi i produkteve te detit
– Njohja dhe Përdorimi i perimeve
– Njohja dhe Përdorimi i erezave
– Përgatitjave e salcave të gatimit dhe suprave
– Montimi i pjatave të shërbimit
– Njohja dhe Përdorimi i produkteve baze te pasticerise
– Standartizimi dhe certifikimi i produkteve te kuzhines
– Tipologjite e kuzhinave të njohura botërore
– Menaxhimi dhe kordinimi me njësite tjera si eventet dhe hoteleria
– Njohuritë bazë të somelierisë