Guida historike kulturore

Started on January 1, 1970 9 Muaj

Misioni i këtij kursi është të ndiqen programet specifike të cilat mundësojnë njohuritë përkatëse
në lidhje me ruajtjen dhe promovimin e gamës së gjerë të pasurive kulturore të një vendi dhe
specifikisht të Shqipërisë.
Interesi në rritje i turistëve për përvoja të reja kulturore sjell mundësi të konsiderueshme në
zgjerimin e njohurive profesionale dhe specializimin në këtë fushë. Kursi është i ndarë në
kategori të cilat përmbajnë: guidën turistike, etnofolklorike, arkeologjike, urbane dhe teknologjike
dhe në mënyrë të veçantë destinacionet e panjohura të Shqipërisë. Njohuri të tjera përfshijnë
historinë dhe kulturën e kombit, arkitekturën dhe vlerat dalluese të saj, qendrat historike,
teknologjinë dhe inovacionin si pjesë e qyteteve tona e të tjera dhe muzeologjinë.
Në mënyrë më të detajuar Kursi i Guidës Turistike është 9 mujor dhe përmban 540 orë, te ndara
ne 80% ore praktike dhe 20% ore teorike. Procesi mësimor zhvillohet gjatë 5 ditëve të javës me
nga 3 orë 60-minuteshe.
Objektivat e kursit jane që të aftësojë kursantët për:
– Elementët bazë të teknikave të guidimit
– Elementët e historisë kombëtare
– Destinacionet kryesore turistike të vendit
– Destinacionet e panjohura turistike të vendit
– Elementët e muzeologjise
– Elementët e kulturës kombëtare dhe etnografisë
– Elementë të historisë së arkitektures