Menaxhim hoteleri

Started on January 1, 1970 9 Muaj

Njohuritë në këtë kurs të specializuar përfshijnë administrimin e hotelit dhe bujtinës,
menaxhimin e sallave, restoranteve, mjediseve rekreative, pishinave, kopshteve dhe të tjera
kategorive. Standartet dhe Proçedurat e Shërbimit të hotelerisë janë principi bazë mbi të cilin
është ndërtuar ky kurs. Kursi ofron mundësi të formimit të plotë për të rinj energjikë të cilët kanë
pasion menaxhimin dhe shërbimin në fushën e turizmit. Për ata të cilët janë aktivë dhe
mendojnë se mund të jenë menaxherë të specializuar në të ardhmen dhe të gatshëm të
trajtojnë klientët me profesionalizëm. Menaxhimi i hotelerisë është një faktor kryesor në
industrinë e turizmit dhe shërbimi i duhur ndaj klientëve është i një rëndësie të konsiderueshme.
Për këtë arsye ky departament ofron njohjen dhe edukimin me koncepte të përqëndruara në
krijimin e mjediseve dhe shërbimeve me cilësi të lartë. Ofrohen mundësi të gjera për avancimin
e mëtejshëm të karrierës.
Në mënyrë më të detajuar Kursi i Hotelerisë është 9 mujor dhe përmban 540 orë, te ndara ne
80% ore praktike dhe 20% ore teorike. Procesi mësimor zhvillohet gjatë 5 ditëve të javës me
nga 3 orë 60-minuteshe.
Objektivat e kursit jane që të aftësojë kursantët për:
– Bazat dhe elementet e HORECA
– Standart procedurat e shërbimit në hoteleri
– Struktura e organizmit te hotelerisë
– Bazat e somelierisë
– Bazat e organzimit të eventeve në hoteleri