Pastiçeria

Started on January 1, 1970 9 Muaj

Kursi i Pastiçerisë kombinon përvojat dhe traditën tradicionale dhe artizanale të Shqipërisë dhe
Ballkanit me atë të tendencavë moderne botërore. Përgatitja e recetave bazë, njohja e lendës
së parë, menaxhimi i sektorit të prodhimit të pastiçerisë janë teknikat mesimore që i formojnë
kursantët dhe u japing sigurinë për të hyrë drejtëpërdrejt në një pozicion pune në këtë sektor.
Aftesimi në përgatitjen e brumrave, pandispanjave, kremrave bazë dhe atyre artizanalë, gjithe
diapazonit të biskotërisë përbejnë bazëen e orëve praktike. Aftësimi në dizenjimin dhe
prodhimin e krijimeve të personalizuara me të gjitha produkteve të poërvtësuara gajtë kursit u
japin kursantëve mundësinë që të eksplorojnë mundësitë e vete-punësimit sapo ata të
çerftifikohen në përfudnim të kursit. Kursantët mbështeten në mënyrë të vazhdueshme gjatë
punë-formimit teorik dhe praktik për tu orientuar drejt fushave dhe produkteve të paeksploruara.
Në mënyrë më të detajuar Kursi i Pastiçerisë është 9 mujor dhe përmban 540 orë, te ndara ne
80% ore praktike dhe 20% ore teorike. Procesi mësimor zhvillohet gjatë 5 ditëve të javës me
nga 3 orë 60-minuteshe.

Objektivat e kursit jane që të aftësojë kursantët për:
– Përgatitja dhe përberja e brumrave
– Përgatitja dhe përberja e pandispanjave
– Përgatitja dhe përberja e kremrave bazë dhe artizanale
– Përgatitja dhe përberja e bisokterisë
– Aftesimi ne dizenjinimin e krijimeve të reja per produktet e brumrave, pandispanjave,
kremrave dhe biskoterise
– Menutë e pastiçerisë ne sektorin e kuzhinës dhe menutë e restoranteve dhe të eventeve