Somelieri

Started on January 1, 1970 9 Muaj

Somelieria është një profesion i veçantë dhe që po kthehet në tendencë në vitet e fundit në
Shqipëri. Pikërisht për këtë kërkesë në rritje të tregut, Kursi i Somelierisë ofrohet i plotë dhe
dhe i integruar edhe me kurset e tjera të Akademisë. Kursantët përshkrojnë një rrugëtim të
aftësimit profesional duke filluar me njohuritë bazë të vreshtarisë, kultivarëve të rrushit, tokës së
përshtatshme për kultivarët e ndryshëm, klima dhe vendondodhja, struktura dhe mirëmbajtja e
vreshtave e deri tek kultivarët dhe prodhuesit botërorë, fermetimi dhe maturimi i verërave,
zhvillimi i aftësive degustuese, memnaxhimi i kompanive të distrtibucionit të verës, teknikat e
shërbimit të verës dhe asocimit me produktet kulinare. Krijimi dhe zhvillimi i aftësive
profesionale bazohet edhe në një bazë të gjerë të etiketave të verës ne dispozicion të
kursantëve duke hulumtuar në mënyrë të kujdeshme të gjithë dimensionet dhe sektorët e
zhvillimit të somelierisë. Kursantët e çertifikuar profesionalisht kanë mundësinë e aplikimit dhe
punësimit në disa sektorë të turizmit përfshirë shërbimin, shpërndarjen dhe shitjen. Njohuritë e
somelierisë plotësohen edhe me njohuritë për degustimin dhe shërbimin e pijeve të tjera
alkoolike.
Në mënyrë më të detajuar Kursi i Somelierisë është 9 mujor dhe përmban 540 orë, te ndara ne
80% ore praktike dhe 20% ore teorike. Procesi mësimor zhvillohet gjatë 5 ditëve të javës me
nga 3 orë 60-minuteshe.
Objektivat e kursit jane që të aftësojë kursantët për:
– Struktra, zhvillimi dhe mirëmbajtja e vreshtit
– Fermentimi dhe maturimi i verërave
– Kultivarët dhe prodhuesit boterorë
– Teknikat e shërbimit dhe asocimit të verës me kulinarinë