Teknologjia e Informacionit dhe e Komunikimit (TIK)

Started on January 1, 1970 9 Muaj

Departamenti TIK (Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit) ofron një studim të mirëfilltë të
inovacionit dixhital, teknologjisë së marketingut, tregut dhe perspektivës dixhitale.
Diversiteti i programeve të cilat janë vazhdimisht në proces fuqizimi ofron mundësi të shumta në
njohjen e detajuar të botës së teknologjisë. Ne përpiqemi ti shërbejmë komunitetit tonë

akademik duke përparuar qëllimet strategjike në përfshirjen e koncepteve të reja të teknologjisë
të cilat janë në zemër të progresit të shoqërisë së sotme.
Misioni kryesor i departamentit është të pajisë studentët me njohuri bazë dhe të avancuara
aplikative në fushën e teknologjisë si dhe nën disiplinat mbështetëse duke formuar specialistë
në fushat e implementimeve të sistemeve informatike. Kurset që përfshin ky departament janë:
Digital marketing, Web development, Graphic design.
Në mënyrë më të detajuar Kursi TIK është 9 mujor dhe përmban 500 orë, te ndara ne 80% ore
praktike dhe 20% ore teorike. Procesi mësimor zhvillohet gjatë 3 ditëve të javës me nga 3 orë
60-minuteshe.
Objektivat e kursit jane që të aftësojë kursantët për:
– Web Development. Programim me HTML, CSS, JavaScript, Bootstrap, programim ne gjuhen
PHP, Programim ne gjuhen Python
– Graphic design. Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, Adobe InDesign, konceptet e Branding,
Adobe Premiere, Adobe After Effect, konceptet e Portfolio
– Digital Marketing. Reklamim ne Facebook, Instagram, Google, Dizenjim posti Canva, Email
Marketing