Rreth Nesh
“Akademia Momentum” është institucioni më i ri i formimit profesional në Shqipëri.
Vizioni i Akademisë shpreh qartë synimin për të formuar profesionistë të së ardhmes, në një mjedis që sfidon dhe inspiron. Edukimi që ofrohet është në përputhje me Standardet Europiane. Stafi është i përbërë nga profesionistë të fushës, individë me përvoja disa vjeçare, të dedikuar dhe me kapacitet të lartë të mësimdhënies.
Departamentet janë përshtatur për të rritur disiplinën e edukimit, jo vetëm në aspektin e larmishmërisë së tyre, por edhe të mundësive të zgjedhjes. Kjo është edhe mënyra e duhur për të maksimizuar mundësitë e punësimit për studentët. Duke vendosur theksin mbi vlerat thelbësore të edukimit, përgjegjësinë, dëshirën për t’u formuar dhe përparuar, Akademia inkurajon një qasje pozitive dhe nxitëse ndaj të mësuarit, njëkohësisht plotëson më së miri kornizën e pritshmërive të një studenti që aspiron të ketë formimin e duhur akademik.
Individët dhe shoqëria e suksesshme në përgjithësi mbështeten në cilësinë e sistemit të tyre arsimor, prandaj filozofia e Akademisë Momentum lidhet pikërisht me vlerën e standardeve që ndërtojnë Familjen e Edukimit Europian.