Marin Mema

Udhëheqës i Departamentit Guida Historike dhe ajo e Panjohur

Unë jam udhëheqësi dhe përfaqësuesi i departamentit të Guidës së Panjohur, pjesë e “Akademisë Momentum”. Ndodhem pranë jush me një mision sa të rëndësishëm, aq edhe të vlefshëm, për t’ju prezantuar pjesën e “panjohur” të historisë së vendit tonë! Në përputhje edhe me eksperiencat e mia të mëparshme në këtë fushë, është gjithmonë një ndjesi e vecantë ajo e përballjes me dëshmitë e krijuara dhe ruajtura ndër shekuj, një pasqyrë e trashëgimisë materiale dhe shpirtërore. Bëhuni pjesë e rrugëtimit nëpër Shqipërinë tonë të bukur, mbushur me fakte rreth thesareve të pazbuluara historike, historive të transmetuara në dëshmi, vlera e të cilave nuk humbet kurrë! Një zbulim i shpirtit shqiptar, shumë më tepër nga ai që ne njohim deri tani!




Ariol Greca

Udhëheqës i Departamentit të Menaxhim Hoteleri

Unë jam drejtuesi i Menaxhimit të Hotelerisë (Hospitality), i formuar dhe shkolluar në universitetin e Tiranës për Administrim Turistik. Shërbimi & Menaxhimi kanë qenë gjithnjë pasioni im por me përkushtim, studim dhe punë të vazhdueshme arrita ta kthej atë në një urë ku lidhen pasioni me profesionin duke arritur të kem një eksperiencë ndërkombëtare në këtë fushë, në vendet më me zë. Në sajë të pasionit dhe talentit, punës dhe përpjekjeve, nesër edhe ju mund të jeni udhëheqës të suksesshëm jo vetëm në sallë, por edhe në drejtimin e restoranteve, hotele pse jo edhe në kroçere! Aty dhe kudo tjetër ku mund të shprehni aftësitë më së miri!




Arben Cipa

Udhëheqës i Departamentit Agjencia Turistike

Unë jam Arben Cipa dhe vij nga një familje e njohur si në botën e medias, politikës ashtu edhe artistike, Cipa. Kam lindur në Himarë dhe kam përfunduar Arsimin e Mesëm në Vlorë, për të vazhduar më pas në Akademinë e Arteve në Tiranë. Pas eksperiencave shumë të bukura, dashuria për vendin, pasioni për natyrën, kulturën dhe historinë, etnografinë dhe folklorin më shtynë drejt një ndërtimi të një kompanie turistike që sot quhet “SIPA TOURS”, e shtrirë në disa qytete të Shqipërisë. Si drejtues i saj ndjej nevojën e përgatitjes së një gjenerate tjetër më cilësore, të arsimuar dhe të formuar fort për t’u përfshirë në këtë industri të së ardhmes, sikur është turizmi për Shqipërinë. Unë do të jem pedagogu juaj i Departamentit të Agjencisë Turistike në këtë Akademi, do të jem kolegu juaj, do të jem një ndër modelet tuaja sesi mundet pasioni dhe dëshira të transformohen në një profesion frytdhënës. Jam pjesë e Akademisë për ta bërë ëndrrën tuaj misionin e jetës dhe mirëqenies suaj.




Arvin Kita

Udhëheqës i Departamentit të Gastronomisë

Unë jam drejtuesi i Departamentit të Gastronomisë, i formuar dhe arsimuar në Shkollën Teknologjike dhe në universitetin e Athinës në degën e menaxhimit të aseteve turistike (kuzhinë, shërbime, drejtim). Një profesion sa i vështirë dhe po aq fisnik, i vlerësuar dhe i nderuar kudo! Kuzhina do bëhet pjesë e jetës suaj që me përkushtim, studim dhe punë të vazhdueshme të arrini e ta ktheni atë në realitet, jo vetëm duke u diplomuar në artin e bukur të gastronomisë, por duke u bërë udhëheqës të këtij profesioni, duke spikatur dhe duke u nderuar e vlerësuar. Jepini pasion e përkushtim, shpalosni dëshirën e talentin, përpiquni dhe nuk do zhgënjeheni kurrë, se në bazë të kësaj pune e përkushtimi do mund të arrini majat.




Armand Peza

Udhëheqës i Departamentit Administrimi i Eventeve, Spektaklit dhe Show-t

Unë jam udhëheqësi i departamentit të administrimit të eventeve, spektaklit dhe show-t. “Akademia Momentum” do të përgatisë profesionistë në këtë fushë dhe ju që keni ëndërruar të jeni pjesë e këtij arti unik, tashmë keni një mundësi më shumë të na bashkoheni. Për herë të parë në vendin tonë, vjen si risi një departament me bazë edukimin mbi detyrat dhe përgjegjësitë e planifikimit dhe menaxhimit të eventeve. Unë jam pjesë e Akademisë për t’ju dhënë më të mirën e asaj që kam arritur, me bindjen që ju nesër do ktheheni në përfaqësues të denjë të botës së administrimit!




Xhulio Mitre

Udhëheqës i Departamentit TIK (Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit)

Emri im është Xhulio Mitre, drejtues i departamentit TIK (Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit) pranë Akademisë Momentum. Kam mbaruar studimet bachelor për Informatikë Ekonomike dhe studimet master për Sisteme Informacioni në Ekonomi. E kam filluar karrierën time si programues dhe zhvillues biznesi pranë një media-je online. Më pas, pata shancin të drejtoj departamentin e trajnimeve në një nga kompanitë më të mëdha software në Shqipëri. Aktualisht jam pedagog me kohë të plotë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë. Prej shtatorit 2019, kam startuar Zero Tek Një, një kompani e fokusuar në Konsulencë Biznesi, Menaxhim Projekti dhe Trajnime Profesionale. Departamenti TIK që do të hapet së shpejti në Akademinë Momentum do të ofrojë përgatitje për një gamë të gjerë aftësish dhe eskpertize, si dhe mundësi reale për të punuar si zhvillues software, zhvillues web, administrator rrjeti, administrator databaze, analist sistemi, testues softuerik dhe pozicione të tjera të lidhura direkt dhe indirekt me IT.






Andia Shtëmbari

Udhëheqëse e Departamentit të Guidës Turistike

Unë jam Andia dhe së bashku, nëpërmjet dialogut, mësimit interaktiv dhe praktikës në terren, do të arrijmë të themelojmë një brez të kualifikuar udhërrëfyesish turistikë duke vendosur kështu themele të forta në industrinë e turizmit në Shqipëri. Shpreh entuziazmin tim që po më jepet mundësia të mësojmë së bashku më shumë për vendin tonë dhe vlerat që ai ka. E diplomuar në arkeologji dhe me një përvojë të rëndësishme në fushën e trashëgimisë kulturore dhe turizmit në vendin tonë, jam tepër e lumtur që ju do të bëheni pjesë e rrëfimit tim të mbushur plot sfida, por dhe shtigje tepër interesante. Mendoj se ajo çfarë na ka dhuruar e kaluara jonë është një mori vlerash të cilat nuk duhet të harrohen, por duhet t’i përçojmë dhe t’i mbrojmë brez pas brezi dhe përtej kufijve. Ky program do t’ju pajisë me njohuri shtesë lidhur me vendin tonë, gjurmët që kanë lënë të parët, gjuha, tradita dhe zakonet. Është një mundësi për të zbuluar vende të panjohura më parë.




Ilir Lagji

Dega e Somelierisë

Unë jam udhëheqësi i departamentit të Somelierisë, edukuar në WSET (Wine & Spirit Education Trust), profesionist i profilizuar në sektorin e Industrisë HO.RE.CA. Qëllimi primar i të qenit profesionist në këtë fushë lidhet me përzgjedhjen dhe krijimin e një liste specifike të pijeve (verë, ujë, çaj, kafe, spirits), njëkohësisht edhe ndërtimin e një ure lidhëse midis ushqimit dhe verës. Somelieria është shumë më tepër se thjesht një studim i mirëfilltë i llojeve dhe kulturës së verërave. Përbën një profesion elitar, sa të bukur aq edhe edukativ, i cili kërkon përtej pasionit, përkushim, punë të vazhdueshme, dëshirë për të studiuar, për të njohur tipologjitë, “gjeografinë” e verërave, kombinimin verë-ushqim, e çdo karakteristikë tjetër që lidhet me to.




Apliko Tani

Partnerët tanë